Spasovski: Mosrespektimi i masave për vetizolim dhe izolim sjell përgjegjësi penale

Shkup, 28 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasoski sot paralajmëroi se sanksionet për njerëzit të cilët duhet të jenë në izolim për shkak të kontaktit me person pozitiv me Kovid-19 apo vetë personi është pozitiv me Kovid-19, e nuk e bëjnë këtë, do t’u nënshtrohen sanksioneve penale dhe gjobave të cilat janë mbi 2000 euro.

Spasovski potencoi se kjo praktikisht është përgjegjësi penale për secilin që nuk e respekton sistemin e kontrollit përmes vetizolimit apo izolimit të personave që e lëshojnë vendin e izolimit, dhe janë pozitivë me Kovid-19.

“Sepse drejtpërdrejt kontribuojnë të çrregullohet shëndeti i njerëzve, drejtpërdrejt i vënë në rrezik të gjithë të tjerët dhe kjo duhet të sanksionohet.  Sepse vazhdimisht dhe ja tani u bëj apel qytetarëve që të jemi të ndërgjegjshëm në pjesën e respektimit të masave. E di që është bërë shumë e komplikuar e gjithë kjo me Kovid-19, megjithatë është e pashmangshme ta mbrojmë veten, familjet tona, ta mbrojmë shtetin dhe qytetarët”, tha ministri Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve deri ku është me realizimin e idesë për hapjen e  kufijve, veçanërisht lidhur me kufirin Maqedonia e Veriut – Kosovë, ministri Spasovski u përgjigj se kjo është një çështje që përgjigje duhet të japin autoritetet shëndetësore, sepse të gjitha vendimet të cilat janë marrë në të kaluarën janë bazuar jashtëzakonisht në vendimet që ata i marrin personat kompetentë profesional, që janë në pjesën e epidemiologjisë dhe protokolleve shëndetësore. Këtu, nënvizoi ai, merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë së bashku me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, në bisedime me shtetet e tjera.

“Si do të vlerësohet se është më e përshtatshme për ruajtjen e shëndetit dhe të jetës së qytetarëve, një vendim i tillë nevojitet  të merret”, tha Spasovski. ar/

Ngjarja paraprake

Gjorgiev: Për ne mbetet e papranueshme kërkesa që Goce Dellçevi të regjistrohet si bullgar

Ngjarja e ardhëshme

MASH: Platforma testohet për funksionalitet të plotë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian