Spasovski: Krimi në RMV është ulur për 8.31%

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook shkruan se në periudhën janar-20 qershor 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 10.834 .

Gjithashtu ai njofton se “Në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021, krimi total ka shënuar një rënie prej 8.31%, që vjen si pasojë e ndryshimeve të regjistruara në fushën e krimit ekonomik, ku numri i veprave penale që lidhen me mosrespektimin e rregulloreve shëndetësore është ulur ndjeshëm, për sa i përket epidemisë. Dëmi i përgjithshëm material është 122,8 milionë denarë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ramush Haradinaj e nis ditëlindjen me vrapim

Story i radhës

Ademi takohet me kryesuesin e sportit dhe kulturës në Ingolstadt!

Të fundit nga