Spasovski – Abazoviq: Mali i Zi është një nga vendet më vëllazërore dhe partnerët më të afërt të Maqedonisë së Veriut

March 2, 2023
1 minut lexim

Mali i Zi është një nga vendet më vëllazërore dhe partnerët më të afërt të Maqedonisë së Veriut dhe jam i sigurt se ne do të vazhdojmë t’i kultivojmë dhe thellojmë ato marrëdhënie në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Gjitsesi, falënderim i veçantë për mbështetjen në rrugën e integrimeve evropiane, vazhdojmë së bashku të krijojmë një rajon të prosperuar, si aleatë në NATO dhe anëtarë të ardhshëm të BE-së, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, pas takimit me kryeministrin malazez, Dritan Abazoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se me Abazoviqin kanë diskutuar për angazhimet e përbashkëta pozitive për bashkëpunimin e përforcuar me qëllimin përparimin e gjithë rajonit.

“Në fushën e aktiviteteve ndërkombëtare të ministrive të punëve të brendshme të të dy vendeve, mund të mburremi me bashkëpunim të shkëlqyer dypalësh dhe operacional, i cili ka vite që vazhdon, veçanërisht në fushën e çrrënjosjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit, parandalimit të emigrimit ilegal, krimit kibernetik etj., ndërsa në nivel ndërshtetëror shprehet edhe përmes përpjekjeve për përmirësimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit rajonal në të gjitha segmentet e jetës shoqërore”, tha Spasovski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

236 raste aktive me Covid-19

Story i radhës

Deputetja hyn me këpucë në shtëpinë e të mbijetuarve nga tërmeti, kryqëzohet nga rrjeti

Të fundit nga

Bordin nuk e bën ‘dramë’ humbjen

Elbasani nuk ia del sërish në Superiore. Skuadra e Roberto Bordin u mposht nga Egnatia me shifrat 3-1, me verdheblutë që vazhdojnë të mos fitorjnë prej javësh në kampionat. Pas kësaj disfate
ShkoLartë