Spartak Ngjela: Ende vuajmë konfliktin politik të tipit komunist, çështja është…

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, janë përfshirë në një konflikt politik prej muajsh, ku nuk ka munguar edhe retorika e ashpër dhe sulmet personale mes të dyve.

I ftuar në emisionin “Open”, avokati Spartak Ngjela tha se politika vuan ende konfliktin të tipit komunist.

Sipas Ngjelës, njeriu në politikë debaton për ide, jo për individë, ndërsa thotë se çështja është “sa seriozisht e kanë këta?”

“Në politikë nuk duhen marrë fjalët seriozisht. Ne ende vuajmë konfliktin politik të tipit komunist. Ai është një konflikt që nuk pranon moralin, në të gjithë historinë e vet. Enver Hoxha është nga ata etalonët, por ja ku e ka lëshuar ADN-n e tij. Nuk po them se këta janë edukuar në partinë Komuniste, psikologjia e debatit politik është akoma ajo komuniste. Njeriu në politikë debaton për ide, jo për individin.

Partitë Komuniste nuk vinin nga katedrat, por rruga. Mos mendoni që gjithë ai llum ka ikur. Ja ku i ke. Mund të pranosh ti si politikë, kush jam unë kush je ti? Ka akuza në politikë, por mbasi ai e ka akuzuar për vjedhje dhe e çoi në anë të greminës, si mund të pajtohen? Por komunistët janë pajtuar. Çështja është, ku di unë sa seriozisht e kanë këta? Se këta kanë doktrinën e gënjeshtrës”, tha Ngjela.

Ngjarja paraprake

AMD zbulon kartën grafike që do të konkurrojë Nvidia

Ngjarja e ardhëshme

Dhënia e kompetencave shtesë AKI-së dhe Agjencionit të Zbatimit të Ligjit

të fundit nga