Spanjë, shënohen 345 viktima të reja nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë shënuar 345 viktima dhe 9.568 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve me COVID-19, rreth dy muaj më parë ku nga 1.000 persona 900 rezultonin pozitiv ky numër ka rënë në 206.

Me vdekjen e 345 personave, numri i viktimave shkoi në 68.813 ndërsa me 9.568 raste të reja numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 3.180.212.

Në Spanjë që nga 25 tetori zbatohet gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë vendin. Masat ekzistuese u lehtësuan gradualisht në fillim të janarit, me iniciativën e qeverive lokale dhe kështu rritja e lartë e numrit të rasteve u parandalua.

Masat që lidhen me kushtet e punës në bare, restorante dhe qendra tregtare, me urdhrin e gjykatës po zbuten për shkak të shqetësimeve ekonomike.

Numri i viktimave ditore në Portugali është më e ulëta në 4 muajt e fundit

Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë në Portugali njoftoi se 49 persona humbën jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 ndërsa u shënuan 1.160 raste të reja. Që nga 7 nëntori 2020 numri i viktimave ditore nga COVID-19 ka rënë në nivelin më të ulët.

Në janar, Portugalia ishte një nga vendet ku pandemia ishte më e përhapur midis vendeve të Bashkimit Evropian. Vendi arriti të zvogëlojë numrin e rasteve në 288 për 100 mijë persona pas masave drastike të marra nën gjendjen e jashtëzakonshme.

Numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 16.185 ndërsa numri i rasteve në 801.746.

Në Portugali, brenda fushatës së gjendjes së jashtëzakonshme, e cila u vendos të zgjatet deri më 16 mars, është kufizuar lëvizja e lirë në vendet ku pandemia është e përhapur.

Gjithashtu janë mbyllur të gjitha shkollat përveç atyre fillore, është ndaluar udhëtimi midis qyteteve në fundjavë, është vendosur ora policore natën dhe zbatohen masat e uljes së orarit të punës në bare, restorante dhe qendra tregtare.



. .

Ngjarja paraprake

Sasho Mijallkov shpallet fajtor dhe dënohet me 12 vjet burg

Ngjarja e ardhëshme

Lotina përsëri shfaqet joshëse, vë në fokus gjoksin bombastik! Vëmendja tek çanta e saj me çmim marramendës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian