Spanja zgjat kufizimet antiCOVID-19 për hyrjet nga Brazili dhe Afrika e Jugut

Qeveria spanjolle njoftoi sot zgjatjen e kufizimeve antiCOVID-19 për fluturimet nga Brazili dhe Afrika e Jugut deri më 25 maj, me qëllim kontrollimin e përhapjes së varianteve të koronavirusit të ri.

Kjo është zgjatja e shtatë e kësaj mase, që u prezantua më 2 shkurt. Vetëm qytetarët spanjollë dhe nga Andorra, si edhe banorët e huaj në Spanjë dhe Andorra lejohen nga këto dy vende.

Udhëtarëve në tranzit ndërkombëtar në një vend jo Shengen, me një ndalesë më pak se 24 orë, gjithashtu u lejohet të udhëtojnë, por nuk lejohen të largohen nga aeroporti dhe nuk mund të qëndrojnë më shumë se 24 orë. Për pasagjerët nga këto dy vende, Spanja ka vendosur edhe një karantinë gjatë mbërritjes, një masë e zgjatur së fundmi deri më 3 maj.

Që nga 28 prilli, Spanja ka vënë gjithashtu një karantinë dhjetëditore për pasagjerët nga India ku gjendja shëndetësore është gjithnjë e më shqetësuese. Nga ana tjetër, Madridi hoqi kufizimet, në fuqi që nga fundi i dhjetorit, për ardhjet nga BM.

Spanja mbetet një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia, me më shumë se 78 000 të vdekur dhe më shumë se 3,5 milionë raste të diagnostikuara me COVID-19.

Ngjarja paraprake

Para apo pas dushit? Kur duhet ta aplikoni maskën për fytyrën tuaj

Ngjarja e ardhëshme

Salianji siguron: Zero mundësi koalicion PS-PD, nuk ka qeveri të gjerë dhe me Edi Ramën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian