​Spanja planifikon të ofrojë viza ‘nomade digjitale’

Spanja planifikon të lëshojë viza “nomadë digjitale” për britanikët dhe qytetarët e tjerë jashtë Bashkimit Evropian dhe mundësinë për të punuar në diell dhe për të shijuar një kosto më të ulët jetese me lehtësime tatimore.

Vizat do t’u ofrohen personave që punojnë në distancë për kompani jashtë Spanjës dhe që gjenerojnë maksimum 20 për qind të të ardhurave të tyre nga kompanitë spanjolle, raporton Guardian.

Duke qenë se ligji nuk është miratuar ende, disa detaje duhen sqaruar ende, por pritet që viza, në thelb një leje qëndrimi, fillimisht të jetë e vlefshme për një vit, me mundësinë e zgjatjes deri në pesë vjet në varësi të rrethanave të aplikantëve.

Të afërmit e ngushtë, si bashkëshorti ose fëmijët, do të kenë të drejtë t’i bashkohen aplikantit.

Aplikantët duhet të jenë jashtë Zonës Ekonomike Evropiane dhe të jenë në gjendje të demonstrojnë se kanë punuar në distancë për të paktën një vit. Ata duhet të kenë një kontratë pune ose, nëse janë profesionistë të pavarur, të tregojnë se janë punësuar në një kompani jashtë Spanjës.

Ata gjithashtu duhet të tregojnë se do të fitojnë mjaftueshëm për të mbështetur veten dhe të kenë një adresë në Spanjë.

Për katër vjetët e parë, ato do të tatimohen me një normë prej 15 për qind, në vend të bazës standarde prej 25 për qind.

Spanja tani do t’i bashkohet 15 vendeve të tjera evropiane që ofrojnë versionet e tyre të vizave “nomadë digjitale”.

Story i mëparshëm

Çdo djalë i ka të nevojshme katër gjëra nga e dashura e tij, mësoje nëse i plotëson

Story i radhës

Edi Martini shpërthen ndaj kritikëve

Të fundit nga