spanja kampione e botes anglia nuk ia del 64e201611a75e

Spanja kampione e botës, Anglia nuk ia del 

August 20, 2023
1 minut lexim

Spanja është kampion i ri i botës në futboll.

Vashat spanjolle triumfuan me rezultat 1;0 ndaj Anglisë, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Olimpik” në Sydney të Australisë.

Fitorja e Spanjës do të ishte edhe më e thellë sikur futbollistja Jenifer Hermoso të shënonte nga penalltia në minutën e 70-të.

Portierja Mary Earps e priti penalltinë e Jenifer Hermoso.

Futbollistja Olga Carmona Garcia është kreatore e triumfit të Spanjës, duke shënuar në minutën e 29-të.

Anglezet përkundër angazhimit, nuk ia dolën dhe stolisen me medalje të argjendtë.

Suedia e Kosovare Asllanit është fituese e medaljes së bronztë, pasi dje e mposhti me rezultat 2:0 Australinë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

presidenti erdogan drejt budapestit per te marre pjese ne festimet e dites kombetare te hungarise 64e20128abd13
Story i mëparshëm

Presidenti Erdoğan drejt Budapestit për të marrë pjesë në festimet e ditës kombëtare të Hungarisë

theu masen arrest ne shtepi arrestohet 35 vjecari ne sarande 64e20165f3460
Story i radhës

Theu masën “arrest në shtëpi”, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Të fundit nga

ShkoLartë