Spanja do të presë Shqipërinë, shoku i Bares zëvendësohet nga lojtari i Leipzigut

Ditën e shtunë në orën 19:45, Spanja do të presë në RCDE Stadium, Shqipërinë në një takim miqësor.

Prej disa ditësh tashmë të dyja kombëtaret janë të grumbulluara në përgatitje të kësaj sfide, ndëërsa së fundmi në kampin spanjoll ka pasur ndryshime.

Trajneri Luis Enrique nuk do të mund të aktivizojë ndaj kuqezinjve lojtarin e Espanyol, Raul De Tomas i cili ka pësuar një dëmtim në shpatull gjatë stërvitjes dhe në këtë formë është larguar nga grumbullimi. Për sulmuesin, ndaj Shqipërisë ishte një ndeshje e veçantë pasi do të luante si kundërshtar me shokun e tij të skuadrës te Espanyol, Keidi Bare.

Megjithatë, sipas asaj që vendosën mjekët, ky duel tashmë është i pamundur të vendoset në “skenë” prej dëmtimit të 27-vjeçarit. Ndërkaq, në vend të De Tomas, përfaqësuesja iberike ka vendosur të thërrasë në apel, Dani Olmo të Leipzig.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Beniada tregon si qëndron e vërteta me Einxhelin

Story i radhës

Balla “rrëzon” Paketën e Opozitës për krizën e çmimeve: Paketa jonë 350 milion dollarë, paketa juaj me e vogël

Të fundit nga