Ditën e shtunë në orën 19:45, Spanja do të presë në RCDE Stadium, Shqipërinë në një takim miqësor.
Prej disa ditësh tashmë të dyja kombëtaret janë të grumbulluara në përgatitje të kësaj sfide, ndëërsa së fundmi në kampin spanjoll ka pasur ndryshime.
Trajneri Luis Enrique nuk do të mund të aktivizojë ndaj kuqezinjve lojtarin e Espanyol, Raul De Tomas i cili ka pësuar një dëmtim në shpatull gjatë stërvitjes dhe në këtë formë është larguar nga grumbullimi. Për sulmuesin, ndaj Shqipërisë ishte një ndeshje e veçantë pasi do të luante si kundërshtar me shokun e tij të skuadrës te Espanyol, Keidi Bare.
Megjithatë, sipas asaj që vendosën mjekët, ky duel tashmë është i pamundur të vendoset në “skenë” prej dëmtimit të 27-vjeçarit. Ndërkaq, në vend të De Tomas, përfaqësuesja iberike ka vendosur të thërrasë në apel, Dani Olmo të Leipzig.