spak pranon kerkesen e sali berishes kreu i pd nuk do te paraqitet ne prokurorine e posacme 6793c702b9519

SPAK pranon kërkesën e Sali Berishës, kreu i PD nuk do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme!

January 24, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pranuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, që ky i fundit të mos paraqitet në seancën e 3 shkurtit.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e motivuar e kreut të Partisë Demokratike për një udhëtim në Gjermani.

Kërkesa është paraqitur ne seancën e fundit paraprake nga avokati i Berishës dhe sot është marrë miratimi nga ana e SPAK.

Kujtojmë që më 20 janar Sali Berisha shkoi për herë të dytë para SPAK, ku u paraqit në respekt të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”. Dhjetëra mbështetës ishin mbledhur para godinës së Prokurorisë në mbështetje të liderit të PD.

“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bdi kerkon zgjedhje te parakohshme parlamentare 6793c214e6859
Story i mëparshëm

BDI kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare

IMG 5652
Story i radhës

U shënua Shën Sava – festa kombëtare e serbëve në RMV

Të fundit nga

ShkoLartë