SPAK nis hetimin pasuror ndaj biznesmenit të shumëpërfolur në Tiranë

Disa ditë më parë policia e Tiranës, arriti të zbulonte një tjetër depo armësh, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimin pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua arsenali i armëve.

Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri. Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij.

Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar  shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë që ky shtetas mund të ketë. Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij.

Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhyrës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqytet si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato.

Ngjarja paraprake

Çeki: dëbimi i 18 diplomatëve rusë – kriza më e rëndë në marrëdhëniet Pragë-Moskë

Ngjarja e ardhëshme

A do të sigurohet kuorum apo deputetë me skafanderë do të shkojnë në Kuvend?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian