SPAK nis hetimet për ”Përgjimet e Ndraghetës”, Ambasadori italian: Itali- Shqipëri bashkë kundër krimit të organizuar e korrupsionit

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci ka reaguar pasi SPAK vendosi të nisë hetimet në Shqipëri për grupin kriminal të Ndraghetës.

Ai tha se është realizuar një bashkëpunim i shkëlqyer e gjithmonë e më i ngushtë mes Italisë dhe Shqipërisë, të cilat do të jenë bashkë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit!

“Mbledhje sot në mëngjes në Romë midis Prokurorit Kombëtar të Antimafia italiane Cafiero de Raho dhe Drejtuesit e SPAK.  Bashkëpunim i shkëlqyer e gjithmonë e më i ngushtë. Italia dhe Shqipëria bashkë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit!”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Kujtojmë se Bucci ka kërkuar më parë nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri të zhvillojnë hetimet në lidhje me përgjimet e Ndragheta-s duke theksuar që për këtë ngjarje nuk është e dobishme të ndërhyjnë polemikat e instrumentalizuara që nuk ndihmojnë në verifikimin e të vërtetës.

Ngjarja paraprake

Irani pranon dërgesat e parë të vaksinave: Zgjedh ato ruse, jo amerikane

Ngjarja e ardhëshme

Qindra maqedonas para konsullatës në Manastir, kërkojnë pasaporta bullgare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian