spak do te rihetoje 21 janarin avokati vendim historik drejtesi per nje nga krimet me te renda 65f0e9ac7fce7

SPAK do të rihetojë “21 Janarin”, avokati: Vendim historik, drejtësi për një nga krimet më të rënda!

March 12, 2024
1 minut lexim

SPAK do rihetojë nga themeli ngjarjet e 21 janarit. Avokati i familjes Nika, Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për dosjen e 21 janarit, duke theksuar se vendimi që hetimi për këtë dosje të bëhet nga SPAK është një vendim historik.

Ai nënvizoi se pas kaq shumë vitesh, tashmë po bëhet drejtësi për një nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në vend, duke e vlerësuar edhe si krim shtetëror.

“Ishte një vendim që do ta konsideroja historik pasi po bëhet drejtësi për një ndër krimet më të rënda shtetërore që ka ndodhur në Shqipëri. Pas kaq vitesh demokraci të arrish deri në atë krim vetëm sepse njerëzit po protestonin, dhe për të mbajtur pushtetin me dhunë , Ilir Meta u zu me presh në dorë me video-përgjimin dhe për këtë shkak të bësh një masakër duke vrarë katër veta të pafajshëm sepse protestojnë.

Dhe nga ana tjetër ta mbulosh këtë krim me forcën e pushtetit tënd dhe të thuash unë të vras dhe nuk ke çfarë më bën, mbulimi i saj për 13 vite me radhë ishte një vrasje tjetër që u bë. Prokuroria e Tiranës ishte mbuluesja e këtij krimi. Kjo e sotmja është fitore e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

MARKETING

RENT A CAR

pantina e pakenaqur nga veprimet opozitare ldk spo del kunder qendrimeve te kurtit 65f0e6286c20e
Story i mëparshëm

Pantina e pakënaqur nga veprimet opozitare: LDK s’po del kundër qëndrimeve të Kurtit

bresheri dhe rreshje te dendura shkaktojne deme te medha ne gjevgjeli 65f0f474ed90b
Story i radhës

Breshëri dhe rreshje të dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Gjevgjeli

Të fundit nga

ShkoLartë