Spadafora sërish kapet me Ronaldon dhe paralajmëron ditë të vështira për futbollin italian

Vijon përhapja me shpejtësi e koronavirusit në Itali, me vendin që raporton çdo ditë shifra në rritje, ndërsa Ministri Italian i Sporteve, Vincenzo Spadafora ka paralajmëruar një tjetër ndërprerje të futbollit dhe ka bërë apel për një plan B e një plan C.

“Futbolli është një industri mjaft e rëndësishme e vendit, por kjo nuk do të thotë që mund t’u shmanget rregullave. Unë besoj se mund të vazhdojmë të luajmë, por me këto shifra rritjeje, nuk jam i sigurt nëse do t’i shkojmë deri në fund kampionatit. Unë mbroj linjën e protokollit, që nëse respektohet, funksionon mjaft mirë, por nëse dikush nuk do ta respektojë… Të premten publikojmë një protokoll tjetër me masa akoma më shtrënguese, por gjithsesi Liga është mirë që të përgatitë një plan B dhe një plan C për të mbyllur sezonin”, u shpreh Spadafora.

Pak ditë më parë ministri italian u përfshi në replika me yllin portugez të Juventusit, të cilin e akuzoi se nuk ka respektuar protokollin, por mori menjëherë një kundërpërgjigje të ashpër prej tij.

Megjithatë Spadafora ritheksoi faktin që portugezi ka shkelur rregullat e karantinës e protokollin dhe i kujtoi Ronaldos se si futbollist i famshëm, duhet të jetë shembull për të tjerët.

“Kampionët e mëdhenj e ndjejnë veten mbi të gjithë të tjetër. Kur ka shkuar në Portugali, ka shkelur protokollin dhe ky është një fakt. Jo më kot është hapur një hetim në prokurori, me sinjalizimin e ASL-së së Torinos, por edhe një hetim në Prokurorinë Sportive. Mesazhi që duhet të japin njerëz si ai, është ai i respektimit të rregullave dhe unë kam thënë mendimin tim qartazi, pavarësisht se Ronaldo ka miliona ndjekës në Instagram”, u shpreh Spadafora.

Ngjarja paraprake

Ky është moti për sot

Ngjarja e ardhëshme

Është një ndër vendet më të prekura në botë, Brazili do të përdorë vaksinën kineze kundër Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian