SpaceX do të ndërtojë anijen kozmike për lëshim në Hënë

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) e ka zgjedhur kompaninë private amerikane SpaceX, të ndërtojë anijen kozmike, e cila, sipas agjencisë, do t’i kthejë amerikanët në Hënë.

SpaceX ka mposhtur konkurrentët Blue Origin dhe Dynetics, duke fituar kontratën në vlerë të 2.89 miliardë dollarëve, ka thënë NASA më 16 prill.

NASA nuk ka
ofruar më shumë të dhëna rreth datës së nisjes së misionit të njohur si
Artemis.

Artemis
synon të dërgojë një burrë dhe një grua në sipërfaqen e Hënës, çka më pas do të
shënonte herën e parë të dërgimit të njerëzve në Hënë prej vitit 1972.

Administrata
e ish-presidentit amerikan Donald Trump pati thënë se vitit 2024 është afati i
fundit.

SpaceX, që
veçse është duke punuar vazhdimisht me NASA-n është duke zhvilluar anijen
kozmike Starship, e cila do të përdoret për misionin në Hënë.

Një numër
prototipash kanë shpërthyer gjatë testimeve të pajisjes pa ekip.

Mirëpo
udhëheqësi i kësaj kompanie Elon Musk nuk është zmbrapsur, duke thënë se
Starship do të jetë projekt i suksesshëm për bartje të njerëzve dhe vendosje të
satelitëve në orbitë.

NASA planifikon që ekipi i saj të fluturojë në Hënë me anijen e saj kozmike Orion, dhe më pas të bartet në Starship për t’u ulur në sipërfaqen e Hënës. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

U vesh si “Sirena e Vogël”, plasin shakatë me Harry Styles

Ngjarja e ardhëshme

​Superliga e Kosovës, zhvillohet xhiroja e 29

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian