SpaceX certifikohet nga NASA për fluturime të rregullta në hapësirë

NASA zyrtarisht ka aprovuar kapsulën SpaceX Crew Dragon dhe Falcon 9 për fluturime të rregullta në drejtim të hapësirës nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

SpaceX do të bëhet agjencia e parë e cila është e certifikuar për misione hapësinore nga NASA. SpaceX në vitet e fundit ka kryer testime nga Toka për të provuar se sistemi i saj funksionon.

Kompania në pronësi të Elon Musk dërgoi me sukses astronautët si Bob Behnken dhe Doug Hurley në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar më 2 Maj. Disa muaj më vonë Crew Dragon u rikthye duke sjellë astronautët në një mision historik dhe ishte i pari mision që prej 2011-ës që fluturon nga Shtetet e Bashkuara.

SpaceX kaloi edhe nëpër disa testime të tjera si ai i sistemit të parashutës, i shpëtimit, apo anulimit të fluturimit. Tani që raketat Crew Dragon dhe Falcon 9 janë certifikuar, NASA dhe SpaceX mund të fillojnë të mendojnë për fluturimet e ardhshme që do të dërgojnë më shumë astronautë në orbitë. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

SHBA, shkon në afro 246 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Malisheva dhe Onix sundojnë në ligën e parë, Trepça shijon fitoren e parë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian