Soylu: Greqia po shtyn njerëzit e pafajshëm drejt vdekjes, Evropa po shikon

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, ka deklaruar se “Greqia po shtyn njerëzit e pafajshëm drejt vdekjes”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga llogaria e tij në Twitter, Soylu postoi pamjet ku vërehet që elementët e rojës bregdetare greke i shtyjnë emigrantët e parregullt në ujërat territoriale turke duke rrezikuar jetët e tyre në vend që t‘i shpëtojnë ata.

Gjithashtu në pamje paraqiten edhe deklaratat e emigrantëve të parregullt të cilët më pas shpëtohen nga Roja bregdetare turke.

Në postimin e tij në anglisht dhe turqisht, Soylu ka bërë vlerësimin se “Greqia po shtyn njerëzit e pafajshëm drejt vdekjes, Evropa po shikon. Forcat e rojës bregdetare turke shpëtojnë jetë. Dënojmë @Frontex’in dhe @Europarl_EN të cilët heshtin përballë këtyre sjelljeve çnjerëzore që vazhdojnë çdo ditë”.



.. .

Ngjarja paraprake

Senatori rus: Demokracia amerikane çalon në të dyja këmbët

Ngjarja e ardhëshme

Krasniqi: Ferizaj nuk ka fare ekip të basketbollit, tmerr

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian