Southgate: Është absurde ajo që ka ndodhur

A e meriton Harry Maguire të veshë fanellën e Anglisë? Prej kohësh është ndezur një debat në lidhje me mbrojtësin më të paguar në historinë e futbollit.

Nga njëra anë janë ata që mendojnë se ylli i United është i mbivlerësuar dhe i papërshtatshëm, nga tjetra ata që kujtojnë paraqitjet shumë të mira të bëra me fanellën e Tre Luanëve.

Të martën, publiku i Wembley ka dhënë verdiktin: lojtari i Manchester United është fërshëllyer në fillim gjatë dhënies së formacionit dhe më pas kur ka prekur topin e parë.

Një sjellje që nuk është pëlqyer nga shumë shokë të skuadrës dhe mbi të gjithë nga trajner Gareth Southgate, i cili ka deklaruar pas ndeshjes:

“Mendoja se ishte një shaka, është absurde. Nuk e kuptoj. Ajo që ka bërë për ne është fantastike, ka qenë fenomenal. Nuk e di si mund ta ndihmojë një situatë e tillë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Regjistrimi, rritet numri i popullsisë në Shkup

Story i radhës

Pse vjedhin adoleshentët?

Të fundit nga