Sot zbulohet shtatorja e heroit Hysen Zogjani

Sot në Fushë Kosovë do të zbulohet shtatorja e heroit kombëtar, Hysen Zogjani.

Shtatorja do të vendoset afër stacionit të Trenit, në Fushë Kosovë.

Ceremonia bëhet nën patrionatin e Komunës së Fushë Kosovës dhe Shoqatave të dala nga lufta të kësaj komune, nga ora 12:00.

Hyseni  u zhduk në qershor të vitit 1998. Gjashtë muaj më vonë, u arrestua edhe vëllai i tij i vogël Arsimi, i cili kishte ndjekur rrugën e të vëllait. Arrestimi i tij ndodhi në një autobus lokal derisa ishte në një  detyrë shumë të rëndësishme, ngarkuar nga Shtabi i  Përgjithshëm i UÇK-së. Pas katër muajve burg të rëndë plot maltretime fizike e psikike, Arsimi  u vra në burgun e Dubravës.

Me 12 prill të vitit 1999, nga paramilitarët serb u vra edhe babai i tyre Ahmeti. Ai u gjet i varrosur në varrezat e fshatit Vragoli, ndërsa Arsimi u gjet i varrosur në fshatin Rakosh të Istogut. Tre muaj pas çlirimit, në  një ceremoni të përbashkët, u rivarrosën të dy në fshatin e lindjes. Arsimi u shpall dëshmor i kombit. Bashkëfshatarët dhe shokët e luftës i ngritëm lapidar në mes te fshatit ku u lind e rrit.

Për Hysenin akoma nuk dihet gjë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga e dekoroi Hysenin me urdhrin “Luftëtar i lirisë” ndërkohë që iu dha edhe  statusi i  dëshmorit të kombit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pesë premtime që çdo grua e fortë ia ka bërë vetes

Story i radhës

Goditet rrjeti shqiptaro malazez i kokainës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish