Mot jostabil, kryesisht me vranësira parashihet ditën e premte. Që nga orët e paraditës priten mundësi për reshje shiu, që pasdite do të zhvillohen edhe si rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat minimale 6-10C, e ato maksimale ndërmjet 12C e 14C, njofton Prishtina Weather.
Rrebeshe shiu kalojnë edhe ditën e shtunë, e me rënie të temperaturës, deri në mbrëmje reshje bore pritet edhe përgjatë viseve kodrinoro-malore.
Të dielen më ftohtë e me kthjellime. Pas ngricave të hënën në mëngjes, në fillim të javës temperaturat maksimale sërish rikthehen në 15C.