sot varroset gazetari faton osmani 67ac5833ece85

Sot varroset gazetari Faton Osmani

February 12, 2025
1 minut lexim

Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot.

Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset në varrezat e lagjës Arbëria në Prishtinë në ora 12:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familjarë e miq,

Zemërthyem ju njoftojmë se sot babi na la, i rrethuem me më të dashtunit e vet.

Varrimi mbahet nesër (12 shkurt – 12:00) në Prishtinë, ndërsa e pamja do të vazhdojë tri ditë (për vendin, do t’ju njoftojmë me kohë).

Faleminderit stafit mjekësor dhe të gjithëve që na qëndruan pranë gjatë ditëve tona më të vështira.

E ty, bab, do t’kujtojmë e do t’përpiqemi të t’bëjmë krenar deri në frymën e fundit.

Deri në takimin tjetër,

Sevda, Enea dhe Ermoni.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

toskana behet rajoni i pare italian qe miraton vetevrasjen e asistuar 67ac578250dd1
Story i mëparshëm

Toskana bëhet rajoni i parë italian që miraton vetëvrasjen e asistuar

banoret nominojne 8 emrat qe shkojne ne nominim 67ac596140153
Story i radhës

Banorët nominojnë, 8 emrat që shkojnë në nominim

Të fundit nga

ShkoLartë