Sot superderbi Chelsea – Manchester City

Kampionati anglez vjen me një supersfidë mbrëmjen e sotme ku Chelsea i Frank Lampard do të presë në “Stamford Bridge” Manchester Cityn e Pep Guardiolës, në një kohë kur këto dy skuadrat nuk po kalojnë një çast të mirë në kampionat.

Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 26 pikë deri në këtë fazë të kampionatit, me londinezët që kanë zhvilluar edhe dy ndeshje më shumë, ndërsa rezultatet në 5 takimet e fundit kanë tronditur pozitat e trajnerit Lampard në stolin e Chelseat.

Nga ana tjetër “citizens” do të vuajnë mungesën e disa futbollistëve të prekur nga koronavirusi, mes të cilëve portieri Ederson, mbrojtësi Kyle Walker dhe sulmuesi Gabriel Jesus, por dy fitoret radhazi kanë rritur optimizmin për një tjetër rezultat pozitiv sot në Londër.

Lampard pritet t’i besojë sërish veteranit francez Olivier Giroud nga minuta e parë, ndërsa Guardiola shpreson shumë te forma mjaft e mirë e yllit në rritje, spanjollit Ferran Torres, i cili po shndërrohet gjithmonë e më shumë në lider te të kaltrit

Përballja Chelsea-Manchester City do të startojë në orën 17:30.

Ngjarja paraprake

Të flasësh me veten është shenjë inteligjence

Ngjarja e ardhëshme

Sanksionohen 153 vozitës në Komunën Qendër, MPB me apel: Respektoni rregullat në trafik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian