Sot skadon ora policore, pritet vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për bllokimin

Sot është afati i fundit i orës policore të vendosur pak ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Teksa të shumtë kanë qenë mjekët dhe ekspertët që kanë folur për kufizim të orës policore, sot pritet një vendim nga ana e Komitetit Teknik.

Kujtojmë se ora policore që niste prej orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit, u vendos më 10 shkurt, teksa shifrat e rasteve me covid në vendin tonë pësuan rritje.

Përtej këtij orari, lëvizjet bëhen vetëm përmes lejeve që duhet të merren përmes aplikimit në e-Albania.

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 1021 të infektuar, si dhe 19 të vdekur.

Ngjarja paraprake

Numër rekord njerëzish deklarojnë se janë pjesëtar të komunitetit LGBT në SHBA

Ngjarja e ardhëshme

Real Madrid bëhet klubi i parë që arrin 100 ndeshje në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian