Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë

Asociacioni  i  Gazetarëve  të  Kosovës  (AGK) në  bashkëpunim  me  agjencitë,  fondet,  programet  dhe entitete te OKB-së në Kosovë – Ekipin e OKB-së së Kosovës (UNKT), nën koordinimin e Zyrëse Koordinatores për Zhvillim sot do të mbajnë edicionin e 15-të të ceremonisë “Çmimi i  Gazetarëve  për Çrrënjosjen  e  Varfërisë”.  

Me këtë rast do  të shënojnë 17 Tetorin – Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, e cila u caktua në bazë të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara të miratuar më 22 dhjetor 1992 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kjo ditë e rëndësishme e avokimit është një mundësi për tu njohur me luftën dhe vështirësitë e njerëzve që jetojnë në varfëri dhe një mundësi për të dëgjuar shqetësimet e tyre, si dhe të shqyrtohen masat sistematike që duhet ndërmarrë për të zhdukur varfërinë  njëherë  e përgjithmonë.

“Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë” 2020 organizohet  nga Asociacioni  i  Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovës -UNKT, financuar nga Zyra e Koordinatores për Zhvillim, UN WOMEN, UNDP, UNICEF, UNFPA dhe UN Volunteers.

Qëllimi i kësaj ceremonie është të promovojë dhe të rrisë debatin për çështjet dhe shkaqet e varfërisë dhe të ndikojë në mënyrë indirekte në zvogëlimin e varfërisë duke bërë presion te vendimmarrësit  për ndryshimin e politikave.

Njëkohësisht, iniciativa ka për qëllim të inkurajojë zgjidhje kreative për zbutjen e varfërisë duke caktuar prioritete konstruktive dhe duke iu drejtuar audiencës në mënyrë efikase.

Kjo nismë përfshinë gazetarët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, në ceremoni do të marrin pjesë vetëm organizatorët relevant dhe mediet e interesuara të përcjellin ngjarjen.

Ngjarja paraprake

Privatizimi i pronave shoqërore dhe blerja e tyre një (1) euro arin, është vepër kriminale dhe antishtetërore..!?

Ngjarja e ardhëshme

Për shkak të punimeve të asfaltimit mbyllet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian