Sot seancë parlamentare/ Ky është rendi i ditës

Parlamenti do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10:00 ku në rendin e ditën janë 8 pika.

Ndër pikat që pritet të diskutohet është projektligji për miratimin e buxhetit faktit të vitit 2020 si dhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë për një hua midis OSHEE dhe BERZH-it.

Po ashtu në rendin e ditës është edhe ‘Projektligj “Per eurobondin, qe do te emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomise, miratimin e perjashtimeve nga tatimet e taksat dhe te parashikimeve per heqjen dore nga imuniteti, ne marreveshjet qe do te lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomise”.

PER MBLEDHJEN E KUVENDIT NE SEANCE PLENARE, DATE 28.10.2021, ORA 10.00

Ne mbeshtetje te nenit 7, pika 6, nenit 27/1 te Rregullores se Kuvendit,

URDHEROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit ne seancen plenare te dates 28.10.2021, ora 10:00.

II. Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:

1. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 25 .I 0.2021 .

2. Njoftime.

3. Interpelance me Zevendeskryeministrin dhe ministrin e Shtetit per Rindertimin dhe Programin e Reformave kerkuar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj.

4. Projektligj “Per eurobondin, qe do te emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomise, miratimin e perjashtimeve nga tatimet e taksat dhe te parashikimeve per heqjen dore nga imuniteti, ne marreveshjet qe do te lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomise”.

5. Projektligj “Per miratimin e buxhetit faktik te vitit 2020”.

6. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se garancise, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), per marreveshjen e huas, ndermjet Operatorit te Shpemdarjes se Energjise Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankes Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, per projektin e OS HEE-se per reagimin ndaj krizes se pan demise Covid-19”.

7. Projektvendim “Per ngritjen e komisionit hetimor te Kuvendit per te kontrolluar ligjshmerine e veprimeve administrative dhe procedures se ndjekur nga ana e organeve ekzekutive ne procedurat per ndertimin dhe administrimin e impianteve te trajtimit te mbetjeve urbane ne Tirane, Elbasan dhe Fier”.

8. Diskutime per 9eshtje jashte rendit te dites (60′).

III. Ngarkohet Sekretari i Pergjithshem per marrjen e masave mbrojtese te nevojshme per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga COVID-19 ne seance plenare.

IV.Ngarkohen Sherbimet e Kuvendit per publikimin e rendit te dites te seances plenare, njoftimin e anetareve te Kuvendit me ane te mjeteve te komunikimit elektronik si dhe pergatitjen e dokumentacionit parlamentar qe do te shqyrtohet.

V. Ky urdher hyn ne fuqi menjehere.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

ВИДЕО | Д-р Пановски: Рецепт за долговечност е да не прашуваш партија, да правиш како што мислиш

Ngjarja e ardhëshme

Marcus Rashford: Ndihem i turpërur nga humbja kundër Liverpoolit,

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian