Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, qytetarët me autobusë drejt Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi protestën e sotme si nisjen e një procesi për largimin e qeverisë së Edi Ramës.

“Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ç’ka do të thotë se protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin madhor”.

Nga oborri i Parlamentit ai i bëri thirrje shqiptarëve që marrin pjesë në mënyrë masive në protestë.

“Kundër shpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët. Të bashkohemi në orën 7:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave, për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës”.

Kjo është protesta e parë e opozitës që nga marrja e drejtimit te PD-së nga ana e Sali Berishës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Me nota ekselente, ky është shqiptari që përfundoi studimet në Universitetin e Oxfordit (FOTO LAJM)

Story i radhës

Rusia dhe fillimi i një lufte të re të ftohtë

Të fundit nga