Sot një vit u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në botë

Rasti më i hershëm me koronavirus është zbuluar më 17 nëntor të vitit të kaluar, disa javë para se autoritetet të vërtetojnë virusin e ri sipas mediave kineze, transmeton Gazeta Sinjali.

Rasti i parë me COVID-19 mund të gjurmohet tek data 17
nëntor 2019, sipas raportimit të mediave nga të dhëna të papublikuara të
qeverisë kineze.

Raporti në median ‘South China Morning Post’ thotë se autoritetet kineze kanë identifikuar së paku 266 njerëz që janë prekur nga virusi vitin e kaluar të cilët u shtrinë për kujdes shëndetësor dhe rasti më i hershëm ishte 17 nëntori.

Qeveria kineze ishte gjerësisht e kritikuar mbi përpjekjet
për të mbuluar shpërthimin në javët e hershme, përfshirë edhe goditjet mbi
mjekët të cilët u përpoqën të paralajmërojnë kolegët rreth virusit të ri i cili
ishte duke dalë në qytet e Wuhan-it të provincës Hubei, shkruan The Guardian.

Të dhënat e mediave kineze, të cilat The Guardian thotë se
nuk ka mundur t’i verifikojë, thonë se një 55 vjeçar nga provinca Hubei mund të
ishte personi i parë i prekur me COVID-19.

Pas një muaji të kësaj date, ishin pesë raste të reja të raportuara çdo ditë, thotë raporti, dhe më 20 dhjetor janë konfirmuar 60 raste./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Nuk jepen detaje për shitjen e tokës bujqësore

Ngjarja e ardhëshme

Mani ia del dhe me këngë ndryshe, publikon “Loti”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian