Sot, një vit nga karantina/ Shqipëria qëndroi e mbyllur për disa muaj

Pikërisht në këtë zonë, në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, raportonim një vit më parë kur vendi u fut në karantinë.

Sot gjërat kanë ndryshuar, njerëz dhe automjete mund të qarkullojnë, sigurisht me kufizimet aktuale. Ajo që ka mbetur e pandryshuar është fakti, që virusi Covid 19, madje edhe mutacioni britanik qarkullon në vend duke infektuar dhe marrë jetë njerëzish.

Qytetarët: Rrimë me frikë, sepse kontaktet janë, si me nipërit e mbesat, që shkojnë në shkollë, ashtu edhe më fëmijët tanë, që shkojnë në punë. Kemi frikë dhe ankth, sepse ka edhe abuzues, që megjithëse e dinë që kanë Covid, nuk karantinohen në shtëpi, por dalin dhe infektojnë të tjerët.

Na mbajtën mbyllur dhe nuk dilnim dot as të luanim tek pallati, thotë një fëmijë. Ishte shumë e keqe ajo kohë. Nuk e duam më.

Iku shumë shpejt një vit, dhe ne na gjeti prapë sëmurë, pale sa do të vazhdojë kjo gjë, nuk I dihet. Ne tani sa e kaluam familjarisht Covidin.

Kemi humbur familjarët të dashur, vajzën e xhaxhait dhe nusen e tij.

Nuk e di nëse do të vaksinohem, kismet.

Më kujtohet që në qytet ishte një boshllëk total si sot një vit më parë. Ne rrinim më vete dhe djali në shtëpinë e tij. Me nipërit e mbesat flisnim vetëm në Skype, më dhimbte shpirti. Ne e kaluam familjarisht, megjithatë ruhemi që të gjithë.

Ja sot më erdhi shumë keq për doktor Gerin, që humbi jetën aq I ri. Ikja e mjekëve është gjëja më e keqe që mund të ekzistojë.

Vdekjet janë shumëfishuar në raport më një vit më parë, njerëzit janë të pandërgjegjshëm në zbatimin e disa rregullave të cilat na thonë se mbrojnë nga virusi. Unë dhe bashkëshortja ime ka 3 muaj që e kemi kaluar, jo nuk shkuam në spital, edhe sikur të vdes nuk shkoj në spital. Shpenzimet që bëmë për sëmundjen ishin të llahtarshme.

Popullsia duhet vaksinuar dhe nëse nuk bëhet në bllok nuk mund të ketë shërim nga koronavirusi.

Ngjarja paraprake

Britani, 400 mijë vaksinime në ditë/ Çdo i rritur do jetë vaksinuar në ditët e para të qershorit

Ngjarja e ardhëshme

Kosova, gati për Rumaninë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian