Sot ngeli viktimë në atentat në Tiranë, zbardhet vrasja e 27 vjeçarit në Greqi për pazare droge

27-vjeçari Aleksandër Sadikaj që mbeti i vrarë gjatë një atentati me tritol ditën e sotme është i dyshuar për një vrasje të kryer në Greqi.

Bëhet me dije se Sadikaj para 5 ose 6 vitesh dyshohet se ka kryer vrasje në Athinë për prishje pazaresh të drogës.

I riu me origjinë nga Berati dhe banues prej disa vitesh në Tiranë është person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Sadikaj, është arrestuar disa herë nga policia. Konkretisht, ai ishte akuzuar për dy vjedhje të ndodhura në vitin 2011 në Berat e në Vlorë. Në Maj të 2017 ai akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, për të cilën u dënua me 8 muaj burgim.

Ai ishte hetuar në vitin 2019 me masë arrest në burg për tentativën e vrasjes me dashje të një personi në Sarandë. Më 9 korrik të atij viti, Sadikaj, në bashkëpunim me një tjetër person, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë një shtetas. Po ashtu, policia kishte informacione në rrugë operative se 27 vjeçari kryente veprimtari edhe në fushën e narkotikëve.

I njohur ndryshe si “Aleksi i Memaliajt”, i riu ishte pronar i resortit “Sancho Farm Albania”, ku sipas ekstraktit të nxjerrë nga QKB-ja, ky subjet është regjistruar në janar të këtij viti.

27-vjeçari publikonte shpesh video dhe foto nga përditshmëria e tij në faqen e biznesit të këtij resorti. Nga postimet, duket se i riu është i apasionuar pas kuajve, një shërbim që ofrohet dhe nga resorti.

Në faqen e Instagramit gjithashtu shihet se 27-vjeçari ka pasur në rrethin e tij shoqëror dy reperët e njohur nga Tirana, Finem dhe Solo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Austria s’do të pajtohet me hyrjen e Ukrainës në BE në dëm të Ballkanit Perëndimor

Story i radhës

​Britania djeg pajisjet e blera në pandemi: Miliarda funte shkojnë në tym

Të fundit nga