Sot në Malishevë 5 të shëruar dhe 1 rast i ri me Covid-19

Në territorin e Komunës së Malishevës në 24 orët e fundit janë shëruar pesë persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 808 raste, prej tyre 735 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 27 persona.

Përndryshe, Komuna e Malishevës, vazhdon të jetë komunë me shkallë të ulët të rrezikshmërinë së përhapjes së covid-19. Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministria e Shëndetësisë në publikimin për kategorizimin e komunave, sipas shkallës së rrezikshmërisë së përhapjes së covid-19, apo si njihet tashmë në opinion, në zonën e “gjelbër”.

Ngjarja paraprake

Joan Laporta mbështet mbetjen e Koemanit s’i trajner nëse zgjidhet president i Barcelonës

Ngjarja e ardhëshme

Konfirmon Pirlo: Dybala e Morata mungojnë, me Veronan na pret një ndeshje fizike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian