Sot në Hagë seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Sot në seanca të ndara në Hagë do të bëhet paraqitja e mëtejshme e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në njoftim thuhet se aktakuza e re pritet të rëndohet me akuza të reja që i referohet krimeve që pretendohet të jenë kryera në fshatrat e Suharekës dhe Gjilan.

Gjykata Speciale versionin e redaktuar të aktakuzës së re e ka publikuar në ueb-faqen e saj.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve është konfirmuar më 26 tetor 2020 nga Gjykata Speciale në Hagë.

Akuza ndaj tyre në kohë shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. /KosovaPress/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE dhe koalicioni fillojnë me bllokimin aktiv të Kuvendit

Story i radhës

Shefi i diplomacisë austriake për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga