Sot mot i ftohtë, mundësi për reshje shiu

Java nis me mot të ngrohtë dhe me diell. Nga e marta rënie e temperaturave dhe vransira. Në pjesën e dytë të javës kthjellime me mëngjese mjaft të ftohta.

21.09 – Më ftohtë, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga shiu.

22.09 – Ftohtë, kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

23.09 – Pas mëngjesit më të ftohtë, ditën kryesisht me diell.

24.09 – Kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 9C deri 13C, të enjten e të premten mund të zbresin edhe deri në 5C e 6C. Maksimalet të hënën në rritje deri në 25C, e deri ditën e mërkurë zbresin në 17C.

Të hënën do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-15m/s, e prej së martës kryesisht nga verilindja lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike në rënie ditën e hënë, e nga e marta shënon rritje.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ditët e nxehta të shtatorit nuk kanë marrë fund, kur do të vijë vjeshta e vërtetë?

Ngjarja e ardhëshme

Tmerri i burgjeve turke

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian