Sot mbahet gara në disiplinën e kartingut

E shtuna e kësaj fundjave do të jetë më ndryshe për garat e automobilizmit në Kosovë.

Pas shumë garave spektakolare që u mbajtën në disiplinën malore, e Drag Race, në radhë është ajo në disiplinën e kartingut, e cila do të mbahet te Salla e Panaireve, në Gazimestan të Prishtinës.

Sipas njoftimit të federatës, pjesëmarrës do të jenë fëmijë të grup-moshave të ndryshme, derisa klasat do të përcaktohen në bazë të fuqisë së kartingut.

Shtegu është i gjatë 340 metra, në të cilin garuesit e klasave 1, 2, 3 dhe 4 do t’i kenë nga 20 gjiro, ndërsa ata të klasave 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 nga 24 sosh.

Para fillimi të garës, procedurat janë të njëjtat me ato të garave tjera, verifikimi i dokumentacionit, përcaktimi i klasave, kontrollimi teknik, ndërsa gara fillon në orën 12:00.

Interesimi për karting është i madh, sidomos tek të rinjtë, prandaj pritet të jetë atraktive dhe me rivalitet.

Pas përfundimit të garës në karting, të gjithë të interesuarit për drift do të kenë mundësinë të paraqiten në pistë dhe me atraksionet e tyre t’i kënaqin dashamirët e kësaj disipline. 

Ngjarja paraprake

Gjumi pa ëndrra

Ngjarja e ardhëshme

Serbët në alarm- secilin vit numri i banorëve po bie në mënyrë rapide për 100 mijë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian