Sot fillon viti i ri akademik në institucionet e arsimit të lartë

Për gjeneratën e re të studentëve, fakultetet sot tradicionalisht do ta mbajnë orën e parë akademike, e cila për shkak të pandemisë do të organizohet në ambient të hapur ose onlajn.

Rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski do t’i përshëndesë fillestarët e rinj me prezencë në orët e para akademike në pllajën e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit Filozofik, ndërsa onlajn do të drejtohet në orën e parë akademike të studentëve të Fakultetit Ekonomik.

Nga Fakulteti i Drejtësisë kumtuan se në ngjarje fjalim do të ketë edhe Presidenti, Stevo Pendarovski, ndërsa nga Fakulteti Filozofik, i cili këtë vit shënon njëqind vjet nga themelimi i tij, paralajmëruan fjalim nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” kumtoi se mësimi në këtë vit akademik në një pjesë të 23 fakulteteve do të zhvillohet plotësisht onlajn, ndërsa në disa hibride – onlajn edhe me prani fizike për shkak të natyrës së përmbajtjes mësimore dhe metodave të studimit të tyre.

Orë akademike solemne do të organizohet sot edhe nga Fakulteti i Sigurisë – Shkup pranë Universitetit të Manastirit, e cila do të mbahet në Stadiumin e Fakultetit në lagjen Idrizovë. Nga fakulteti kumtuan se në dorëzimin e indekseve studentëve të tyre të rinj do të marrë pjesë dhe fjalim do të mbajë Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ngjarja paraprake

Deri më 12 tetor Greqia i vazhdoi vendimet për kufijtë tokësorë dhe ndalesën për hyrje të shtetasve nga vende të treta

Ngjarja e ardhëshme

Basha me biznesin e vogël në Durrës: Stimul dhe mbështetje, paketa s’ka të bëjë me zgjedhjet

të fundit nga