sot disa lagje ne kryeqytet pa furnizim me uje shkak punimet ne rrjet 64be18bc1df52

Sot disa lagje në kryeqytet pa furnizim me ujë, shkak punimet në rrjet

July 24, 2023
1 minut lexim

Sot, disa lagje në kryeqytet do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00 deri në 16:00.

Kjo siç ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, për shkak të realizmit të disa punimeve teknike, në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Gjithashtu, kompania e ujësjellësit ka rekomanduar që për shkak të punimeve, uji të mos përdoret menjëherë, por le të rrjedh për pak minuta.

“Punimet realizohen te lagjja 038, me ç’rast pa furnizim me ujë, nesër 24 korrik duke filluar nga ora 09:00-16:00 mbesin : Hajvalia, lagjja 038, Veterniku, lagjja Qëndresa, Qershia, NIC, Priam Village, Sëiss Village, Zona Industriale Çagllavicë deri te Hotel Emerald. Ju rekomandojmë që për shkak të punimeve, kur vjen uji në krojet tuaja, leni ato të rrjedhin për pak minuta sepse mund të vjen i turbullt në fillim, por pa shqetësim”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vazhdojne kolonat e gjata te dheu i bardhe mbi nje ore pritje per te hyre ne kosove 64be16dc5444f
Story i mëparshëm

Vazhdojnë kolonat e gjata te Dheu i Bardhë, mbi një orë pritje për të hyrë në Kosovë

ishulli korfuzi i greqise perfshihet nga zjarri behet thirrje per evakuim 64be1d3295bab
Story i radhës

Ishulli Korfuzi i Greqisë përfshihet nga zjarri, bëhet thirrje për evakuim

Të fundit nga

ShkoLartë