Sot 24 vite më parë Apple prezantoi iMac e parë me vetëm 32MB RAM

Më 15 Gusht 1998, iMac u prezantua për here të pare nga Steve Jobs vetëm pak muaj përpara se të dilte zyrtarisht në shitje dhe shënuar një pikë kthese për Apple.

“Eksitimi i internetit. Thjeshtësia e Macintosh.” Kështu e përshkruante asokohe Steve Jobs kompjuterin e parë iMac gjatë evenimentit ikonik të datës 6 Maj 1998.

Gjatë prezantimit Jobs e krahasohet atë me kompjuterët e tjerë desktopë në treg. Sipas tij, ato kompjuterë ishin të ngadaltë, kishin ekrane 13 dhe 14-inç dhe me shumë gjasa nuk kishin funksionalitete interneti e mbi të gjitha ishin të shëmtuar.

iMac origjinal kërkonte vëmendjen e konsumatorëve me performancën e lartë, një dizajn të ri dhe porta të përditësuara I/O.

“Kemi vendosur ta bëjmë këtë gjë të shpejtë,” tha Jobs atëherë duke cituar procesorin e fuqishëm G3/233. iMac i parë kishte ekran 15-inç 1024×768, 32GB RAM 4GB memorie të brendshme, 24x CD-ROM, portë ethernet 100Mb, modem 33.6Kb dhe IrDA 4MB.

Modeli origjinal gjithashtu kishte audio stereo SRS, dy porta USB 12MB, një tastierë dhe maus.

Kishte dizajn të tejdukshëm që përdoruesit mund të shikonin në brendësi të tij. Kur debutoi, iMac i parë shitej për 1,299 dollarë ndërsa sot është transformuar në një prej produkteve më të spikatura të Apple.

iMac sot ka ekran 24-inç dhe procesorin M1 ndërsa nuk bëjmë dot krahasime për dizajnin. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta, Klitschko thirrje ukrainasve të kthehen në Kiev, nuk mohon rrezikun rus

Story i radhës

Aksident në Tiranë, makina hipën mbi trotuar, 3 të plagosur

Të fundit nga