sopishte digjet autobusi i npt shkupi ska te lenduar 6794f6c37e75e

Sopishte: Digjet autobusi i NPT “Shkupi”, s`ka të lënduar!

January 25, 2025
1 minut lexim

Në Komunën e Sopishtes digjet një autobus i Ndërmarrjes Publike të Transportit “Shkupi”.

Nga pamjet e publikuara nga Agjencia e Lajmeve – MIA shihet se si digjet pjesa e pasme e autobusit.

Nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup kanë njoftuar se zjarri është denoncuar në orën 12.33 dhe se me intervenimin e tyre është shuar në tërësi dhe nuk ka të lënduar.

Sipas zjarrfikësve bëhet fjalë për autobusin e linjës me numër 58.

Nga MPB-ja kanë njoftuar se zjarri ka shpërthyer derisa autobusi ka lëvizur në qarkoren e Sopishtes. Sipas policisë, një personi I cili kishte thithur tymin I është dhënë ndihma e parë në vendngjarje dhe se nuk raportohet për të lënduar të tjerë.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

momenti kur ne finalen e big brother vip kosova publiku brohoriste emrin e gjestit 6794f2c71875c
Story i mëparshëm

Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit

jeta e veshtire e 19 vjecares nga shkupi nena rrefen me lot ne sy nese nuk operohet gjendja do ti perkeqesohet 6794f7742e7d5
Story i radhës

Jeta e vështirë e 19-vjeçares nga Shkupi. Nëna rrëfen me lot në sy: Nëse nuk operohet, gjendja do t’i përkeqësohet

Të fundit nga

ShkoLartë