Sophie Turner gdhendi në trup kujtimin më të bukur për partnerin dhe të bijën!

Megjithëse s’kanë folur kurrë publikisht lidhur me shtatzëninë, mediat e huaja kanë bërë të ditur se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë.

Ylli i “Game of Thrones” ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Willa.

Dyshja është treguar tepër diskrete përsa i përket të voglës, ndërsa ne ende jemi kuriozë të shohim portretin e saj.

Tre muaj pas lindjes së bebushes, Joe dhe Sophie u shfaqën për herë të parë në publik me vajzën.

Mesa duket, ata kanë vendosur të mos na e tregojnë portretin e saj, por ndjekësit vunë re detajin më fantastik që Sophie ka bërë për partnerin dhe vajzën.

Ajo ka gdhendur në trup inicialet e emrave të tyre, një tatuazh tepër minimalist dhe me shumë domethënie.

Sophie ka bërë tatuazh shkronjën W të vajzës dhe J të bashkëshortit, ndërsa fotoja është shpërndarë me shpejtësi në rrjet.

Image

Twitter
Ngjarja paraprake

Mësuesi nga Berlini dyshohet se e ka mbytur dhe e ka ngrënë një person, arrestohet nga policia

Ngjarja e ardhëshme

Shuhet Lorenci, Duka ngushëllon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian