Sony zbulon numrin e konsolave PS5 të shitura

Sony njoftoi se ka shitur 2 milionë PlayStation 5 në tre mujorin e katërt të 2021 duke e çuar totalin në 19.3 milionë.

Është një shifër ndjeshëm më e ulët sesa tre mujori i katërt i 2020-ës kur kompania shiti 3.3 milionë njësi.

Por Sony pati rritje të shitjeve të lojërave me afro 70.5 milionë titujt PS4/PS5 të shitur krahasuar me 61.4 milionë një vit më parë.

Në tërësi divizioni i lojërave dhe konsolave gjeneroi 5.1 miliardë dollarë shitje. Shitjet gjatë 2021 ishin 2% më të larta sesa në 2020-ën.

Megjithatë situata nuk është aq optimiste nëse krahasojmë me PlayStation 4. Për të njëjtën periudhës, PlayStation 4 kishte shitur 3.1 milionë njësi më shumë.

Sony e kishte paralajmëruar me kohë një situatë të tillë duke thënë drejtuar gishtin nga kriza e çipeve. Por kompania beson se në tre mujorin e ardhshëm situata do të përmirësohet me rritje të shitjeve në 34% ose 7.13 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nikolloski në Forumin ekonomik të Tiranës: Nisje urgjente e negociatave me BE-në

Story i radhës

Vizitat e Presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti në SHBA, janë shumë të frytshme

Të fundit nga