Sondazhi i fundit: Ngushtohet avantazhi i Bidenit, ja sa pikë pas qëndron Trumpi

Pak orë para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, është ngushtuar avantazhi i kandidatit demokrat për president të Amerikës, Joe Biden.

Sondazhi i fundit i gazetës amerikane “The Wall Street Journal” tregon se Trump është 10 pikë prapa Biden me përqindje. Ish-zëvendëspresidenti Biden dominon Trumpin me 52%, kundrejt 42% të mbështetjes sa ka presidenti aktual shumë pak para zgjedhjeve.

Sondazhi i WSJ në veçanti zbulon se gratë dhe të moshuarit
janë kthyer kundër presidentit, me të dy grupet që favorizojnë Bidenin me
diferencë dyshifrore.

Sidoqoftë, sondazhi tregon se gara po bëhet më interesante kur diferenca ngushtohet në 12 shtete. Në këto, Biden mban një epërsi prej 6 pikësh, përkatësisht 51%, kundrejt 45% sa ka Trump. Muajin e kaluar, epërsia e Biden në këto shtete ishte 10 pikë.

Kujtojmë se, zgjedhjet në SHBA mbahen më 3 nëntor, ndërsa vëmendja është përqendruar në shtetin më të fuqishëm në botë. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Turqia raporton 2.106 raste të reja dhe 1.515 të shëruar nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Adelina Tahiri publikon imazhin e ëmbël me bashkëshortin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian