Sondazhi i dytë i Notos, bie PS, rritet PD/ Zgjedhjet do ti fitonte opozita e bashkuar nëse votohet sot

Rtv Ora dhe Antonio Noto kanë publikuar sonte rezultatet e sondazhit të dytë kombëtar, ku tregon se ka një rënie të lehtë të PS-së dhe rritje të  Partisë Demokratike.

Sipas këtyre shifrave, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, opozita e bashkuar, pra PD, LSI dhe aleatët e tjerë do të fitonin zgjedhjet.

Lidhur me orientimin e votës për PS-në sot do të votonin nga 41-45%, me një rënie me 1% nga data 19 janar ku kjo shifër ishte 42-46%.

Ndërsa për PD-në ka pasur një rritje me 1%, duke shkuar nga 33-37% në 19 janar në 34-38% ditën e sotme.

Rënie ka pësuar edhe LSI me 1% nga 19 janari, ku ishte në kuotat 9-13%, ndërsa sot kap shifrën 8-12%.

PDIU ka qëndruar në kuotën e saj të 19 janarit nga 1-3%.

Ndërkohë, rritje kanë pësuar edhe partitë e tjera me 1%.

Image
Ngjarja paraprake

Ukraina i thotë “po” Astrazenecas

Ngjarja e ardhëshme

Vetëm Besart Pireva ballëlart në Bullgari

të fundit nga