Son: Vuajta shumë nga racizmi

Sulmuesi i Tottenham, Son ka folur për periudhën kur luante në Bundesliga dhe për racizmin në Gjermani.

“Shkova në Gjermani në moshë të re dhe kam përjetuar shumë moment të vështira që as nuk mund t’i imagjinoni. Jam përballur me shumë racizëm.”-tha Son gjatë një takimi me tifozët në shtëpinë e tij në Korenë e Jugut.

Kështu Son e sheh fitoren 2-0 të Koresë së Jugut ndaj Gjermanisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2018 në Rusi si një lloj hakmarrjeje për racizmin: “Gjatë kësaj kohe të vështirë mendova shumë për faktin se një ditë doja të hakmerresha. “

Ai sukses ishte “momenti më i paharrueshëm i karrierës së tij deri më tani”.

Son u bashkua me ekipin e të rinjve të Hamburg nga Koreja e Jugut kur ishte vetëm 16 vjeç. Midis viteve 2010 dhe 2013, sulmuesi shënoi 20 gola (tre asistime) në 77 ndeshje për ekipin e parë. Në verën e vitit 2013 ai u transferua te Bayer Leverkusen. Son luajti për këtë ekip për dy vjet deri në 2015-ën para se të transferohej te Tottenham Hotspur në Premier League.

Por edhe në Angli, koreano-jugori ka luftuar vazhdimisht me racizmin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Humb jetën një person në Liqenin e Ohrit

Story i radhës

Kjo është një goditje e madhe për Boris Johnsonin

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish