Somali, vriten së paku 50 militantë të organizatës terroriste Al-Shabaab

Në Somali gjatë aksioneve kundër pjesëtarëve të organizatës terroriste Al-Shabaab janë vrarë së paku 50 militantë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Radioja e forcave të armatosura të Somalisë bëri të ditur se dje gjatë përleshjeve në rajonin Afgooye janë vrarë më shumë se 50 militantë të Al-Shabaab.

Më tej theksuan se në aksionin është vrarë edhe Osman Ali Fiidow, një nga liderët e organizatës.

Gjatë sulmeve të militantëve të grupit Al-Shabaab ndaj një autokolone ushtarake të enjten humbën jetën 13 ushtarë.

Somalia gjendet në një krizë shumë vjeçare politike dhe humanitare, ndërsa kërcënim më i madh mbi sigurinë paraqet grupi terrorist Al-Shabaab që është degë e atjeshme e Al-Kaedës. 

E themeluar në Somali në vitin 2004, Al-Shabaab kontrollon rajone në jug të vendit. Pjesëtarët e organizatës kryejnë sulme ndaj institucioneve shtetërore, hoteleve dhe forcave të sigurisë në qytete të ndryshme, përfshirë edhe kryeqytetin Mogadishu.



. .

Ngjarja paraprake

Inspektorët komunal largojnë mallrat e ekspozuara në trotuaret në rrugën “Mbretëresha Teutë”

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia Covid-19, Zaev përjashton mbylljen e shtetit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian