Somali, shpërthim i fuqishëm në një hotel në Mogadishu

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga policia bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një bombë e cila ka shpërthyer në një hotel të njohur në kryeqytet, ku dyshohet të kenë humbur jetën disa persona.

Hoteli që ndodhet pranë aeroportit frekuentohet nga zyrtarë të sigurisë dhe politikanë të opozitës.

Abdifatah Hassan, një zyrtar i policisë, në një bisedë telefonike për AA tha se persona me armatim të rëndë sulmuan hotelin pas shpërthimit të bombës.

“Ne nuk e dimë sa njerëz janë vrarë apo plagosur në sulm, por me siguri ka viktima”, tha Hassan.

“Këtë pasdite, terroristët sulmuan hotelin Afrik, që gjendet në rrugën KM4 në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Aden Adde’. Policia arriti shpejt në vendin e ngjarjes, po vazhdon operacioni i shpëtimit”, thuhet në një njoftim të shkurtër të policisë së Somalisë.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.



. .

Ngjarja paraprake

Fitore Qirezi merr titullin “Ambasadore e Paqes”

Ngjarja e ardhëshme

Arta Elezaj vjen me imazh atraktiv, thekson tiparet tërheqëse

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian