Somali, rreth 2,5 milionë personave u nevojitet ndihmë humanitare

Qeveria somaleze bëri të ditur se 2,5 milionë personave në këtë vend u nevojitet ndihmë humanitare për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri(COVID-19), sulmeve terroriste dhe katastrofave humanitare, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pandemia e koronavirusit, problemi me ujin e pijshëm, përmbytjet dhe terrorizmi janë mes sfidave kryesore për Somalinë”, theksoi ministrja somaleze për Çështje Humanitare dhe Menaxhim të Katastrofave, Khadija Diriye.

Ajo tha se për 2,5 milionë njerëz në mbarë vendin nevojitet ndihmë humanitare për shkak të pandemisë, terrorizmit dhe katastrofave natyrore.

Ministri somalez i Financave, Abdirahman Duale Beileh, tha se Organizata për Bashkëpunim Islam (OIC), Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore pozitivisht iu përgjigjën thirrjeve qeveritare për ndihmë.

Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara (OCHA) paralajmëroi se tensionet politike në Somali kanë shkaktuar krizë humanitare në vend dhe theksoi se 800.000 persona doemos duhej të migronin.



. .

Ngjarja paraprake

360 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Ngjarja e ardhëshme

Beyonce me pamje joshëse në “Grammy”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian