Somali, një person humb jetën nga shpërthimi i një bombe

Të paktën një civil u vra në Somali dhe tre të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një bombe në afërsi rrugës pranë një kryqëzimi në kryeqytetin Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari policor Abdifatah Hassan për AA tha se shpërthimi shënjestroi një automjet të papërshkueshëm nga plumbat pranë hotelit “Afrik”.

Javën e kaluar, 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm tjetër në hotelin e njëjtë, të kryer nga grupi militant al-Shabaab i lidhur me Al Kaidën.

Hassan shtoi se viktimat u dërguan me urgjencë në spital për mjekim nga personeli mjekësor të cilët arritën në vendin e krimit.

Asnjë grup ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.



. .

Ngjarja paraprake

Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë, 649 sirianë hynë në mënyrë ilegale

Ngjarja e ardhëshme

Luana Vjollca tërheq vëmendjen përmes pozave atraktive me fustanin e zi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian