Somali, 341 mijë njerëz migruan për shkak të përmbytjeve brenda 4 muajve

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se më shumë se 341 mijë njerëz janë detyruar të migrojnë për shkak të përmbytjeve në Somali në katër muajt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA), përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kanë zhvendosur mijëra njerëz.

Në katër muajt e fundit, 341.884 njerëz janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve në vend.

Zonat e pasura bujqësore në brigjet e lumit Shabelle janë më të prekurat nga përmbytjet.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO) paralajmëroi se niveli i ujit të lumit Shabelle në Beledweyne ka arritur në 7,5 metra dhe se vërshimet mund të përsëriten.

FAO tha se 2,1 milionë njerëz janë përballur me mungesë të ushqimit në vend dhe se situata do të përkeqësohet nëse lumi vërshon përsëri.



. .

Ngjarja paraprake

“Fol me mu”: Fillon fushata për mbështetje të shëndetit mendor, krijohet platforma për ndihmë pa pagesë për personat në nevojë

Ngjarja e ardhëshme

Sela dhe Koja diskutojnë për regjistrimin e popullsisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian