Solskjaer tregon: Pa Brunon do ta humbisja punën time

Bruno Fernandes i ka shpëtuar Ole Gunnar Solskjaer punën e tij në Manchester United këtë vit, ka thënë menaxheri.

Që kur mbërriti në afatin kalimtar të janarit, 26-vjeçari ka qenë një udhëheqës i pazëvendësueshëm në ekip.

Fernandes ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat.

Progresi që portugezi i ka dhënë Djajve të Kuq në Premierligë, e ka bërë Unitedin të kthehet në garën për titull krejt papritur përkrah Liverpool, ndërsa Solskjaer është sigurisht i sigurt në punën e tij për momentin.

Manchester United (33 pikë) renditen në pozitën e 2-të në tabelë dhe janë duke shijuar kohë të mira.

Përballja më 17 janar kundër Liverpool pritet të jetë shumë interesante dhe mund edhe ta vendos titullin.

Ngjarja paraprake

Bushi: Mendjet e tilla nuk kanë vend në shoqërin tonë

Ngjarja e ardhëshme

Mijëra njerëz dolën në rrugë për të festuar Vitin e Ri në Wuhan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian