Sokol Mjaçaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

December 17, 2023
1 minut lexim

Sokol Mjaçaj ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit, pavarësisht se këta të fundit i kanë ofruar statusin e bashkëpunëtorit, me qëllim zbardhjen e plotë të vrasjes së Arben Lleshit pasditen e së premtes në burgun e Peqinit.

Nisur nga kjo, Prokuroria e Elbasanit ka shtuar akoma më shumë dyshimet se Mjaçaj mund të jetë porositur për kryerjen e vrasjes, ndonëse kjo pistë është mohuar kategorikisht prej tij.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve policia ka ushtruar kontroll në banesën e të vëllait të tij me qëllim sekuestrimin e ndonjë materiali të vlefshëm për hetimin, por pa sukses.

Nga ana tjetër verifikime po kryhen për armën tip pistoletë me mulli me të cilën i dënuari përjetë kreu krimin e rëndë.

Deri tani nga hetimet e kryera dyshimet janë se arma e zjarrit me të cilën u vra Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja mund të ketë hyrë pak ditë para ngjarjes së rëndë.

Megjithatë për të vërtetuar këtë dyshim hetuesit vijojnë me verifikimin e kamerave në ambientet e brendshme të burgut.

Sakaq, Tv Klan mëson se pjesë e hetimeve për këtë rast është dhe gjetja e një telefoni në qelinë e të dënuarit përjetë, Sokol Mjacaj në Qershor të këtij viti.

E dhënë kjo që po verifikohet nëse ka lidhje apo jo me ngjarjen e rëndë, për të cilën në pranga kanë përfunduar 13 zyrtarë të burgut të Peqinit mes të cilëve dhe drejtori i komanduar, Kamber Hoxha.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kiara Tito shkëlqen në një paraqitje të re në rrjete sociale

Story i radhës

Dema: Penalltia e humbur nuk kthehet më

Të fundit nga

ShkoLartë